Ndeshja Shqipëri-Çeki, Balla paralajmëron: Kush tenton të përdorë bileta të falsifikuara, do të përballet me ligjin

Në prag të ndeshjes së kualifikueseve të Euro 2024, Shqipëri-Çeki, është zhvilluar një takim organizativ në Shtëpinë e Futbollit, ku është diskutuar për masat e sigurisë të marra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje të rëndësishme. Në këtë takim morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë […]

Tetor 12, 2023 - 09:25
 0
Ndeshja Shqipëri-Çeki, Balla paralajmëron: Kush tenton të përdorë bileta të falsifikuara, do të përballet me ligjin

Në prag të ndeshjes së kualifikueseve të Euro 2024, Shqipëri-Çeki, është zhvilluar një takim organizativ në Shtëpinë e Futbollit, ku është diskutuar për masat e sigurisë të marra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Në këtë takim morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku si edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Balla, tha se takime të këtij niveli do të zhvillohen rregullisht në prag të përgatitjeve për evente të rëndësishme për të diskutuar dhe marrë masa për çdo problematikë eventuale.

“Do të jetë një traditë tashmë që në prag të përgatitjeve të tilla të këtij niveli sikurse është kjo ndeshje kualifikuese e Shqipërisë në Kampionatin Europian 2024 dhe ndërkohë që besoj se duhet të fillojmë që tani përgatitjet për Kampionatin Europian të moshës U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri që edhe ai do të kërkojë përgatitjet e veta janë disa problematika që duhet t’i ndajmë me publikun. Gjëja e parë dhe mesazhi i parë që duhet të ndajmë në fakt me publikun në këtë moment, ndërsa sportdashësit përgatiten për të ndjekur këtë aktivitet është çështja e biletave.

Siç jam informuar nga Drejtori i Përgjithshëm pas komunikimit edhe me zyrtarët më të lartë të FSHF-së i gjithë verifikimi do të jetë pa hyrë në stadium, që në momentin e parë të kontrollit fizik dhe kontrollit të biletës përmes një pajisjeje që verifikon vlefshmërinë e biletës. Kushdo që do të tentojë të përdorë bileta të falsifikuara duhet të ketë parasysh që hyn në juridiksionin e ligjit dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do të marrë të gjitha masat”, tha Ministri Balla.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.