Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe/ FSHF publikon axhendën e festës në “Air Albania”, muzikë dhe fishekzjarre deri në mesnatë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” nuk do të jetë një ndeshje si të gjithë të tjerat, pasi sot pritet

Nëntor 20, 2023 - 16:32
 0
Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe/ FSHF publikon axhendën e festës në “Air Albania”, muzikë dhe fishekzjarre deri në mesnatë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” nuk do të jetë një ndeshje si të gjithë të tjerat, pasi sot pritet një festë e madhe, që do të zgjasë deri në mesnatë.

 

Për këtë festë, FSHF ka bërë të ditur axhendën për të informuar më saktë tifozët që do të jetë të pranishëm në stadium.

 

Në orën 17:45, do të nisë hyrja e tifozëve në “Air Albania”. Më pas, pak minuta në fillimin e sfidës, në 20:37, do të shfaqet flamuri i madh kuqezi në tribunën lindore dhe koreografia mbresëlënëse në të gjithë stadiumin.

 

Gjatë pushimit ndërmjet pjesëve, në 21:30, do të futet në fushë asambli i këngëve dhe valleve popullore. Në përfundimin e ndeshjes, në orën 22:40, do të ketë një festë me fishekzjarrë. 10 minuta më pas, në orën 22:50, do të prezantohet një klip për rrugëtimin e kombëtares shqiptare drejt Euro 2024.

 

Në orën 23:00, do të këndojë këngëtarja e famshme Juliana Pasha. Në orën 23:20, kombëtarja shqiptare do të futet në fushë për t’u përshëndetur me tifozët dhe në orën 00:00, do të ketë përsëri fishekzjarrë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.