Ndëshkohet Shqipëria, Kili kalon në avantazh

Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen e parë të këtij viti. Kuqezinjtë përballen me Kilin në “Ennio Tardini” të Parmës, për herë të parë në histori kundër kombëtares latine. Në minutën 20, Kili ndëshkoi Shqipërinë duke kaluar në avantazh. 10′ Presing i kuqezinjve, gabon mbrojtja kilene. Bajrami pason për Manaj, i cili nuk arrin të […]

Mars 22, 2024 - 21:40
 0
Ndëshkohet Shqipëria, Kili kalon në avantazh

Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen e parë të këtij viti. Kuqezinjtë përballen me Kilin në “Ennio Tardini” të Parmës, për herë të parë në histori kundër kombëtares latine.

Në minutën 20, Kili ndëshkoi Shqipërinë duke kaluar në avantazh.

10′ Presing i kuqezinjve, gabon mbrojtja kilene. Bajrami pason për Manaj, i cili nuk arrin të shfrytëzojë mundësinë e krijuar.

Formacionet Zyrtare

Në portë është Strakosha, ndërkohë që reparti i mbrojtjes mbetet ai me Gjimshitin dhe Mihajn në qendër në mungesë të Ismajlit, ndërkohë që nga krahët janë po ata, Mitaj dhe Hysaj. Përpara tyre do të jetë një tjetër dyshe e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin, për të kaluar tek treshja përpara që janë Asani, Seferi dhe në majë të sulmit i rikthyer Manaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.