Ndihma humanitare e bllokuar prej ditësh, ushqimi po mbaron për palestinezët në Gaza

Në Gazën jugore, ku ushtria izraelite vazhdon “operacionet e kufizuara”, ushqimi është gati të mbarojë për shkak të bllokadës së ndihmës humanitare. Georgios

Maj 13, 2024 - 11:15
 0
Ndihma humanitare e bllokuar prej ditësh, ushqimi po mbaron për palestinezët në Gaza

Në Gazën jugore, ku ushtria izraelite vazhdon “operacionet e kufizuara”, ushqimi është gati të mbarojë për shkak të bllokadës së ndihmës humanitare.

Georgios Petropoulos, kreu i Agjencisë së Ndihmës Humanitare të OKB-së (OCHA), njoftoi se ushqimi është gati të mbarojë në jug, ku rreth 1.5 milionë palestinezë u strehuan nga sulmet izraelite.

Nga ana tjetër, sipas mediave egjiptiane, administrata e Kajros deklaroi se Izraeli ishte përgjegjës për shndërrimin e situatës humanitare në Gaza në një fatkeqësi dhe refuzoi të “bashkëpunonte me Izraelin në lidhje me kalimin e ndihmave nga porta e Rafahut”. Porta kufitare Rafah, e cila është kritike për ndihma, është mbyllur që nga 7 maji. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.