“Ndihmë, kam frikë”, 39-vjeçari vret ish-partneren para komisariatit të policisë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Agioi Anargiroi të Greqisë. Një 28-vjeçare është vrarë nga ish-partneri i

Prill 2, 2024 - 11:15
 0
“Ndihmë, kam frikë”, 39-vjeçari vret ish-partneren para komisariatit të policisë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Agioi Anargiroi të Greqisë.

Një 28-vjeçare është vrarë nga ish-partneri i saj para komisariatit të policisë. Mediet greke raportojnë se e reja kishte shkuar mbrëmë në komisariat për të kërkuar ndihmë sepse ndihej e rrezikuar nga ish-partneri i saj.

29-vjeçarja fatkeqe kishte shkuar me  mikun e saj në komisariat, ndërkohë mësohet se kishte kërkuar që të kthehej në shtëpi me makinën e policisë, pasi kishte frikë.

Por në atë moment në komisariat nuk ndodhej asnjë makinë, e për rrjedhojë e reja doli nga ambientet e policisë për tu kthyer vetë në shtëpi. Por pak metra jashtë komisariatit atë po e priste ish-partneri i saj 39-vjeçar.

Sapo pa ish-partnerin, e reja menjëherë mori në telefon policinë, ku tha “kam frikë”, ndërkohë po kthehej me nxitim për të hyrë në komisariat për të shpëtuar nga ish i dashuri.

Për fat të keq e reja nuk ia doli. Ajo u sulmua për vdekje nga ish-partneri. Pas kësaj ai u vetëplagos në qafë, dhe pak më vonë ndërhyri dhe policia duke e neutralizuar.

28-vjeçarja në vitin 2020 kishte kërkuar urdhërmbrojtje, pas denoncimit se ishte përdhunuar e dhunuar nga ish-partneri që do t’i merre jetën 4 vjet më vonë./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.