Ndihmuan Gerald Shehun të fshihte trupin e Erald Nevruzit, arrestohen 2 punonjësit e hotelit në Dhërmi

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin

Qeshor 7, 2024 - 09:40
 0
Ndihmuan Gerald Shehun të fshihte trupin e Erald Nevruzit, arrestohen 2 punonjësit e hotelit në Dhërmi

Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit Erald Nevruzi.

Policia njofton se në pranga kanë rënë Daniel Qose dhe David Larti.

“Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Një ngjarje e rëndë ngriti në këmbë policinë e Himarës, pas lajmërimit nga vetë pronarët e një biznesi se kishin humbur kontaktet me recepsionistin e hotelit.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit policia ngriti nëj grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ku pas kontrolleve të ushtruara fillimisht në hotel, konstatoi se Eraldo Nevruzi 31-vjeç ishte rrëmbyer dhe më pas qëlluar me armë zjarri, pak pas mesnatës.

Lidhur me ngjarjen policia shoqëroi 29 persona të dyshuar se kishin informacion mbi ngjarjen, ku ka mësuar se në hotel janë dëgjuar dy të shtëna.

Si autor i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë është 43-vjeçari Gerald Shehu.

Arratisja e autorit dhe zhdukja e trupit

Pavarësisht zbardhjes së ngjarjes, policia në momentet e para nuk kishte gjetur as trupin e viktimës, për të cilin vijojnë kërkimet, dhe nuk kishte kapur as autorin e dyshuar, i cili kishte kaluar kufirin grek.

Pas disa orësh kërkimeve, u gjet në Sarandë mjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa pak orë më vonë u bë i mundur arrestimi i tij në aeroportin e Korfuzit, ku po priste biletën për të udhëtuar drejt Anglisë.

Pistat e hetimit

Policia aktualisht ka po heton mbi dy pista të mundshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e para është ajo e një konflikti momental, ndërsa e dyta për prishje të pazareve të drogës.

Vizion Plus ka mësuar se dy personat, viktima dhe autori ishin miq me njëri-tjetrin, madje të dy kishin pak kohë që kishin ardhur nga Anglia dhe kishin bërë plane për nisjen e një biznesi sëbashku.

Kërkimet për trupin

Pas kqyrjes së kamerave të hotelit dhe marrjes së informacioneve, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

Kërkimet për trupin e 31-vjeçarit po vijojnë në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.