“Ndikim ndërtimi dhe turizmi”, FMN: Brenda 2023 rritja ekonomike e Shqipërisë 3.6%

Ekonomia shqiptare brenda vitit 2023 pritet të zgjerohet me 3.6%. Kjo thuhet në raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në pasqyrën globale, duke rritur ndjeshëm me 1.4% parashikimin për ecurinë ekonomike të vendit. Për 2024 FMN i qëndron vlerësimeve për një rritje prej 3.3% që do të përmirësohet lehtë në 3.5% deri në […]

Tetor 10, 2023 - 13:00
 0
“Ndikim ndërtimi dhe turizmi”, FMN: Brenda 2023 rritja ekonomike e Shqipërisë 3.6%

Ekonomia shqiptare brenda vitit 2023 pritet të zgjerohet me 3.6%. Kjo thuhet në raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në pasqyrën globale, duke rritur ndjeshëm me 1.4% parashikimin për ecurinë ekonomike të vendit.

Për 2024 FMN i qëndron vlerësimeve për një rritje prej 3.3% që do të përmirësohet lehtë në 3.5% deri në vitin 2028. Fondi e bëri rishikimin në përputhje me vlerësimet e reja, ku edhe për vitin 2022 rritja rezultoi në 4.8%, nga 3.7% që ishte vlerësimi fillestar.

FMN pret që inflacioni mesatar këtë vit të jetë 3.8%, ndërsa në raportin e Prillit, inflacioni mesatar pritej në 3.9%. Por, ndryshe nga raporti i prillit, kur pritej që inflacioni të kthehej në 3%, që është dhe objektivi i shënjestruar i Bankës së Shqipërisë në vitin 2024, në vlerësimin e Tetorit inflacioni pritet të mbetet mbi këtë objektiv dhe në 2024, duke u parashikuar mesatarisht në 3.6%.

Për vitin 2023, rritjen më të lartë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me 4.5%, e ndjekur nga Kosova me 3.8%, Maqedonia e Veriut me 2.5% dhe Serbia e Bosnje Hercegovina me 2%.

Ndërsa të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti, ekonomia shqiptare u rrit përkatësisht me 2.83% dhe 3.23%, e nxitur kryesisht nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.

Rritja pritet të përshpejtohet në muajt në vijim, e nxitur dhe nga të ardhurat që solli fluksi turistik i këtij viti si asnjëherë më parë në vendin tonë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.