Ndikoi për të liruar të burgosurin në vitin 2021, lihet në burg avokati Arian Cengu

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, 38-vjeçarin Arian Cengu, i arrestuar me akuzën  e ushtrimit të ndikimit të pa ligjshëm me qëllim

Shtator 27, 2023 - 10:35
 0
Ndikoi për të liruar të burgosurin në vitin 2021, lihet në burg avokati Arian Cengu

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, 38-vjeçarin Arian Cengu, i arrestuar me akuzën  e ushtrimit të ndikimit të pa ligjshëm me qëllim lirimin e një  të arrestuari për kundërshtim të punonjësve të policisë.

 

38-vjeçari që kohët e fundit punonte si avokat, akuzohet se ka ndikuar në mënyrë  të pa ligjshme, në  vitin 2021 për  zbutjen e masës  së sigurisë, ndaj shtetasit Fatri Iseberi.

 

Ky i fundit pas lirimit nga burgu ka arritur të punësohet në Policinë e Shtetit, por në vitin 2022, përfundoi sërish në pranga. Ai rezultoi nga përgjimet, si i implikuar në aferën e kalimeve të paligjshme në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.