Ndjekje si nëpër filma, shqiptari “fluturon” me makinë në rrugët e Londrës, por nuk i shpëton dot policisë
Një shqiptar është arrestuar në Britani, pas një ndjekjeje të gjarë nga policia e Carlisle, që ndoqën një korrier droge nga Shqipëria. Në
Një shqiptar është arrestuar në Britani, pas një ndjekjeje të gjarë nga policia e Carlisle, që ndoqën një korrier droge nga Shqipëria.
Në videon e realizuar pak para orës 10 të mëngjesit të së shtunës, duket shqiptari, korrier droge, në një Audi A4. Sapo vuri re se po ndiqej nga efektivët, 24-vjeçari rriti shpejtësinë, duk lëvizur me mbi 70 km/orë, tej normave të lejuara në një zonë të banuar në London Road.
“Ai arriti 90 km/orë , parakaloi automjetet në rrugë e kufizuar për të qarkulluar deri në 30 km/orë. Këmbësorët ishin përreth, manovrat e rrezikshme detyruan shoferët e tjerë të shmangen me shpejtësi. Ai u përplas me një tabelë dhe murin e një kopshti”, tha prokurori Brendan Burke në gjykatë.
I riu nuk u ndal me kaq, por vazhdoi me përpjekjet për t’u arratisur, duke vrapuar në këmbë, derisa u kap nga policët, pas një ndjekjeje prej tri minutash.
Gjatë kontrollit në makinën e tij, u zbuluan 10.5 kg kanabis, me vlerë rreth 105,000 £.
Sipas prokurorit, ishte mrekulli askush nuk i lëndua. I riu u dënua me 14 muaj burg, pasi u shpall fajtor për katër vepra: drejtimin e rrezikshëm të automjetit, posedimin e kanabisit me qëllim shitjen. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?