Ndjente dhimbje pas çdo goditje të topit me kokë, 27-vjeçari diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë

Një lajm i rëndë dhe fatkeq vjen nga Brazili në lidhje me futbollistin Junior Tavares. 27-vjecari që në të kaluarën ka qenë pjesë e Sampdorias në Serie A dhe që aktualisht është pjesë e Ponte Prata në Brazil, është diagnostifikuar me tumor në tru. Mesfushori difensiv ishte ankuar se ndjente dhimbje pas çdo goditje të […]

Shtator 16, 2023 - 12:51
 0
Ndjente dhimbje pas çdo goditje të topit me kokë, 27-vjeçari diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë

Një lajm i rëndë dhe fatkeq vjen nga Brazili në lidhje me futbollistin Junior Tavares.

27-vjecari që në të kaluarën ka qenë pjesë e Sampdorias në Serie A dhe që aktualisht është pjesë e Ponte Prata në Brazil, është diagnostifikuar me tumor në tru.

Mesfushori difensiv ishte ankuar se ndjente dhimbje pas çdo goditje të topit me kokë dhe në këtë formë, mjekët e klubit vendosin t’i bënin disa analiza më të detajuara.

Analiza të cilat nuk dolën aspak pozitive me Tavarez që tashmë ka nisur kurën kundër sëmundjes së rëndë.

Futbollisti ishte i shtruar në spital, por për momentin është lënë i lirë teksa një opsion është edhe ndërhyrja kirurgjikale, megjithatë mjekët po marrin kohë për të parë si do të reagojë Tavarez nga kura që sapo ka nisur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.