Ndodh edhe në Gjermani, doktorët në grevë për pagat

Mijëra doktorët dolën në rrugët e qyteteve gjermane ditën e hënë për t’u ankuar në lidhje me rrogat e ulëta dhe çmimet e larta, të ndikuara dhe nga inflacioni i lartë që ka goditur disa vende të Evropës. Protesta e tyre u fokusua përpara ndërtesës së Ministrisë Federale të Shëndetësisë në Berlin, ku mjekët e […]

Tetor 3, 2023 - 08:55
 0
Ndodh edhe në Gjermani, doktorët në grevë për pagat

Mijëra doktorët dolën në rrugët e qyteteve gjermane ditën e hënë për t’u ankuar në lidhje me rrogat e ulëta dhe çmimet e larta, të ndikuara dhe nga inflacioni i lartë që ka goditur disa vende të Evropës.

Protesta e tyre u fokusua përpara ndërtesës së Ministrisë Federale të Shëndetësisë në Berlin, ku mjekët e pranishëm ngritën zërin e tyre për më shumë mbështetje financiare.

Nën moton “Kriza e Klinikës”, në këtë grevë mbarëkombëtare morën pjesë rreth 20 shoqata mjekësh, organizata të sigurimeve shëndetësore dhe një mori farmacish.

Organizatorët thanë se kostot në rritje të energjisë, përpjekjet e dështuara të dixhitalizimit dhe mungesa e profesionistëve i ka vënë klinikat në kufijtë e mbijetesës.

Në këto kushte, shumë klinika e gjejnë veten të detyruara të pranojnë më shumë pacientë, gjë kjo jo vetëm që rrit në mënyrë dramatike ngarkesën e mjekëve, por gjithashtu ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për shkak të kohës më të kufizuar të konsultimit.

Në vitet e fundit, Gjermania është kthyer në tokën e premtuar për mijëra mjekë shqiptarë, të cilët kanë braktisur vendin për një pagë, e kushte më të mira.

Kjo gjë, ka detyruar qeverinë shqiptar që të vendosë një masë të fortë për studentët e mjekësisë të cilët duhet të shërbejnë 5 vite në vend përpara se të kenë mundësinë të marrin diplomën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.