Ndodh në Ersekë, pasi përplasën makinat dy shoferët e dehur zihen më njëri-tjetrin, përfundojnë në Polici

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi duke qenë në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksident rrugor në qytetin e

Mars 11, 2024 - 14:30
 0
Ndodh në Ersekë, pasi përplasën makinat dy shoferët e dehur zihen më njëri-tjetrin, përfundojnë në Polici

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi duke qenë në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksident rrugor në qytetin e Ersekës.

Policia e Korçës bën me dije se nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.Për të mos mjaftuar aksidenti, dy drejtuesit nën efektin e alkoolit, pas përplasjes së makinave janë konfliktuar me njëri-tjerin.

Njoftimi i Policisë

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 40 vjeç dhe F. R., 40 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, automjetet që i drejtonin secili në gjendje të dehur, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale. Për shkak të përplasjes së automjeteve, këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. M. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet policore./vizopnplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.