Ndodh për herë të parë që nga 2005, Champions League pa Messin dhe Ronaldon

Sot është hedhur shorti i Champions League dhe për herë të parë që nga viti 2005, skuadrat e Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk ishin pjesë e ekipeve që do të garojnë me njëri-tjetrin. Portugezi luan në Arabinë Saudite për Al Nasr që nga viti i kaluar dhe argjentinasi zgjodhi dy muaj më parë të […]

Gusht 31, 2023 - 21:54
 0
Ndodh për herë të parë që nga 2005, Champions League pa Messin dhe Ronaldon

Sot është hedhur shorti i Champions League dhe për herë të parë që nga viti 2005, skuadrat e Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk ishin pjesë e ekipeve që do të garojnë me njëri-tjetrin.

Portugezi luan në Arabinë Saudite për Al Nasr që nga viti i kaluar dhe argjentinasi zgjodhi dy muaj më parë të largohej nga Evropa dhe të luante në SHBA për Inter Miami.

Lionel Messi ka luajtur në Champions League nga viti 2005 deri në 2023 dhe Cristiano Ronaldo nga 2003 në 2022. Argjentinasi ka fituar Champions League 4 herë dhe portugezi ka 5. Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i turneut me 140 gola, i ndjekur nga Lionel Messi me 129.

Ky sezon do të jetë padyshim ndryshe nga sa jemi mësuar që të shohim përgjatë 18 viteve të fundit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.