Ndotje nga mbetjet e ullirit, banorët ankohen për tymin që lëshohet nga përpunimi në fabrika

Ky tym që del nga oxhaku i njërës prej fabrikave të përpunimit të mbetjeve të ullirit, çliron në ajër një aromë mbytëse. Në zonën e Golemit të Lushnjës operojnë 3 fabrika të tilla, nga të cilat vetëm njëra është e licencuar, ndërsa një e katërt kërkon leje mjedisore për të hapur aktivitetin. Në një takim […]

Nëntor 18, 2023 - 13:38
 0
Ndotje nga mbetjet e ullirit, banorët ankohen për tymin që lëshohet nga përpunimi në fabrika

Ky tym që del nga oxhaku i njërës prej fabrikave të përpunimit të mbetjeve të ullirit, çliron në ajër një aromë mbytëse.

Në zonën e Golemit të Lushnjës operojnë 3 fabrika të tilla, nga të cilat vetëm njëra është e licencuar, ndërsa një e katërt kërkon leje mjedisore për të hapur aktivitetin.

Në një takim me krerët e drejtorisë rajonale të mjedisit dhe të bashkisë Lushnjë, banorë t jo vetëm që kanë kundërshtuar hapjen e një fabrike të katërt, por kërkojnë mbylljen edhe të  tre të tjerave, pasi ky aktivitet po sjell shqetësime serioze në shëndetin e popullatës.

Përfaqësuesit e bashkisë janë në mbështetje të banorëve.

Ankesat e shumta kundër fabrikave të përpunimit të mbetjeve të ullirit në zonë ka sjellë mbylljen e aktivitetit të  njërës prej tyre.

Kjo situatë vijon prej 5 vitesh në këtë zonë. Banorët thonë se shpesh janë kërcënuar për të mos u ankuar nga bizneset, që funksionojnë pa leje në Lushnjë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.