“Ndryshe u flisni ndërkombëtarëve, ndryshe popullit tuaj”, televizioni serb nxjerr blof Vuçiçin
Gazetarja e televizionit serb N1 ka nxjerrë blof presidentin Aleksandër Vuçiç, në një intervistë të tij të fundit teksa iu drejtua: Ju ndryshe u flisni ndërkombëtarëve, ndryshe popullit tuaj. Sipas N1, Vuçiç ndryshe foli në CNN dhe ndryshe në një intervistë që dha të martën për televizionin serb Happy Tv. Nëse intervista në CNN ishte e tensionuar dhe […]
Gazetarja e televizionit serb N1 ka nxjerrë blof presidentin Aleksandër Vuçiç, në një intervistë të tij të fundit teksa iu drejtua: Ju ndryshe u flisni ndërkombëtarëve, ndryshe popullit tuaj.
Sipas N1, Vuçiç ndryshe foli në CNN dhe ndryshe në një intervistë që dha të martën për televizionin serb Happy Tv. Nëse intervista në CNN ishte e tensionuar dhe jo aq specifike, ndryshe ka ndodhur me gazetarin serb Milomir Mariçin ku Vuçiç ka qenë i relaksuar.
“Ne nuk kemi nevojë për luftëra dhe konflikte me NATO-n, përkundrazi, ne duam të kemi një prani më të madhe të KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës”, tha Vuçiç për CNN.
Ndërsa gazetarit serb i foli ndryshe: “Problemi i vetëm është se unë nuk dua të marr pjesë në ndjekjen kundër djemve serbë. Ata nuk e kanë bërë këtë sepse janë të këqij dhe sepse janë terroristë, por sepse janë të detyruar”.
N1 ka krahasuar edhe deklaratat e Vuçiç për Novak Gjokoviç që shkroi se “Kosova është zemra e Serbisë”.
Ndërsa në televizionin serb ndryshon muzika madje duke relativizuar vrasjen e policit shqiptar Afrim Bunjaku.
/f.s
What's Your Reaction?