Ndryshime në Policinë e Shtetit, Rrumbullaku bën transferimin e disa punonjësve

Disa ndryshime kanë ndodhur në Policinë e Shteit, ku Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka vendosur transferimin dhe emërimin e disa punonjësve të

Shkurt 6, 2024 - 18:10
 0
Ndryshime në Policinë e Shtetit, Rrumbullaku bën transferimin e disa punonjësve

Disa ndryshime kanë ndodhur në Policinë e Shteit, ku Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka vendosur transferimin dhe emërimin e disa punonjësve të Policisë

“Duke konsideruar kontributin dhe rezultatet e punonjësve të Policisë, në detyrat që kryejnë, dhe të drejtën e tyre për transferime/rritje në detyrë, sipas përcaktimeve ligjore, me qëllim rritjen e performancës në punë, që ka rol të drejtpërdrejtë në përmbushjen e objektivave të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur transferimin dhe emërimin e disa punonjësve të Policisë, në detyra të tjera”, njofton policia.

Drejtues Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrën shef i Sektorit për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it, në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Florian Rrasa, deri tani shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, emërohet shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Komisar Learton Haxho, deri tani specialist/instruktor në Sektorin e Trajnimit ndaj të Tretëve dhe Karrierës, në Qendrën e Trajnimeve Taktike Operacionale, në Akademinë e Sigurisë, emërohet shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Drejtues Agim Koçiraj, deri tani shef i Sektorit “Fast Albania”, në Sektorin për Kërkimin “FAST ALBANIA”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Drejtues Artur Shira, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet shef i Sektorit “Fast Albania”, në Sektorin për Kërkimin “FAST ALBANIA”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Akil Kalo, deri tani asistent në zyrën ndihmëse në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtues Afrim Tafa, deri tani zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtues Arben Joco, deri tani drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, emërohet asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.