Ndryshimet në qeveri/ Braçe: këta ministra duhet të futen direkt në punë pasi është shtator! Respekt për Kushin

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ka komentuar ndryshimet e reja që bëri kryeministri Edi Rama në qeveri në asamblenë e PS-së. Braçe tha se tashmë këta ministra duhet të ishin të gatshëm për punë. ‘Këta ministra duhet të jetë në gatshëm për punë, këta ministra duhet të futen […]

Shtator 4, 2023 - 19:43
 0
Ndryshimet në qeveri/ Braçe: këta ministra duhet të futen direkt në punë pasi është shtator! Respekt për Kushin

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ka komentuar ndryshimet e reja që bëri kryeministri Edi Rama në qeveri në asamblenë e PS-së. Braçe tha se tashmë këta ministra duhet të ishin të gatshëm për punë.

‘Këta ministra duhet të jetë në gatshëm për punë, këta ministra duhet të futen direkt në punë pasi është shtator.

Nuk mendoj se ka kohë për të ndryshuar prap qeveri, kjo qeveri duhet të hyjë në punë që nga nesër të jetë në punë të të gjitha proceseve reformuese dhe në territor.’- tha Braçe.

Nga ministret e larguara Braçe vlerësoi punën e Evis Kushit.

‘Respekt për ish-ministren e Arsimit Evis Kushi, kam punuar me të dhe e di. Nuk dua që askush ta përjetoj si dramë.

Është një proces krejt normal që sot je atje për arsye që mund të lidhen me mënyrën se si e ke përmbushur detyrën ose jo në politik ka plot mundësi të reja që të shërbesh kudo.’- tha Braçe./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.