Ndryshimi/ I njohur si ‘baroni i drogës’, dalin pamjet pas arrestimit të Gëzim Çelës

Gëzim Çela, i cili njihet si baroni i Fushë-Kuqes, është arrestuar në Kosovë. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal. Ja si ka ndryshuar pamjen Gëzim Çela për t’i shpëtuar policisë. Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit […]

Dhjetor 8, 2023 - 19:45
 0
Ndryshimi/ I njohur si ‘baroni i drogës’, dalin pamjet pas arrestimit të Gëzim Çelës

Gëzim Çela, i cili njihet si baroni i Fushë-Kuqes, është arrestuar në Kosovë.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal.

Ja si ka ndryshuar pamjen Gëzim Çela për t’i shpëtuar policisë.

Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit Flakë në det ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.

Çela, i njohur ndryshe si baroni i drogës, ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.