Ndryshon ligji i privatizimit: Prona shtetërore mund të këmbehet me pasuri private, opozita: Hoqët përgjegjësitë

Komisioni i ekonomisë ka miratuar mes debatesh një ndryshim mbi ligjin e privatizimit të objekteve të rëndësisë së veçantë që datonte nga viti 2008. Në ndryshimet e këtij ligji përcaktohet se privatizimi mund të bëhet në forma të ndryshme nëpërmjet shitjes me ankand ose tjetërsimit. Gjithashtu thuhet se prona shtetërore mund të shkëmbehet edhe me […]

Maj 14, 2024 - 18:45
 0
Ndryshon ligji i privatizimit: Prona shtetërore mund të këmbehet me pasuri private, opozita: Hoqët përgjegjësitë

Komisioni i ekonomisë ka miratuar mes debatesh një ndryshim mbi ligjin e privatizimit të objekteve të rëndësisë së veçantë që datonte nga viti 2008.

Në ndryshimet e këtij ligji përcaktohet se privatizimi mund të bëhet në forma të ndryshme nëpërmjet shitjes me ankand ose tjetërsimit. Gjithashtu thuhet se prona shtetërore mund të shkëmbehet edhe me pasuri private. Kjo kompetencë me ligjin e ri do t’i kalojë Ministrisë së Ekonomisë nga Financat.

Më tej një tjetër nen i ligjit përcakton edhe shembjen e objekteve shtetërore në funksion të zhvillimit. Nëse është dhënë leja e ndërtimit në një zonë ku preken edhe objekte shtetërore, subjektit privat i jepet e drejta t’i prishë ato.

Kjo nismë e deputetit Eduard Shalsi u miratua në komision me votat e socialistëve, ndërsa opozita kritikoi duke thënë se qeveria po i heq përgjegjësitë nga vetja nga frika e institucioneve të drejtësisë për t’ia kaluar “topin” parlamentit.

Pasi të kalojë komisionet përkatëse për dhënie mendimi, projektligji pritet të votohet në seancë plenare me shumicë të thjeshtë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.