Ndryshon mendje Henrik Hoxha, kërkon sërish statusin e të penduarit për dosjen “Plumbi i Artë”

Henrik Hoxha, ish-i penduar në dosje “Plumbi i artë” rikërkon statusin e të penduarit. Disa muaj pasi SPAK vendosi të ndërpresë marrëveshjen e bashkëpunimit, Hoxhaj ka rrëfyer se atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha është porositur nga i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai, Eldi Dizdari. Më herët ai kishte deklaruar se kishte […]

Dhjetor 11, 2023 - 13:24
 0
Ndryshon mendje Henrik Hoxha, kërkon sërish statusin e të penduarit për dosjen “Plumbi i Artë”

Henrik Hoxha, ish-i penduar në dosje “Plumbi i artë” rikërkon statusin e të penduarit. Disa muaj pasi SPAK vendosi të ndërpresë marrëveshjen e bashkëpunimit, Hoxhaj ka rrëfyer se atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha është porositur nga i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai, Eldi Dizdari.

Më herët ai kishte deklaruar se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë biznesmenin. Sipas Henrik Hoxhës, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritej djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para.

Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij, ndërsa për atentatin ishin ofruar 100 mijë euro.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.