Në 1-vjetorin e njohjes me Kiarën, Luizi bën tatuazhin fytyrën e saj (FOTO)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito këto ditë përveç gëzimit të festave, festojnë edhe përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja, tashmë tepër të popullarizuar u njohën në formatin “Big Brother” nga ku kurorëzuan edhe dashurinë e tyre. Natën e finales Kiara Tito i tha “Po” Luiz Ejllit para të gjithë shqiptarëve. Së fundmi Luizi na ka […]

Dhjetor 24, 2023 - 10:16
 0
Në 1-vjetorin e njohjes me Kiarën, Luizi bën tatuazhin fytyrën e saj (FOTO)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito këto ditë përveç gëzimit të festave, festojnë edhe përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja, tashmë tepër të popullarizuar u njohën në formatin “Big Brother” nga ku kurorëzuan edhe dashurinë e tyre.

Natën e finales Kiara Tito i tha “Po” Luiz Ejllit para të gjithë shqiptarëve.

Së fundmi Luizi na ka treguar se çfarë vendosi ai të bëjë për përvjetorin e tyre. Këngëtari ka realizuar një tatuazh me portretin e partneres së tij.

Ai gjithashtu tregon se dita e përvjetorit të tyre i kujton edhe humbjen e babait.

“Zoti me një dorë merr e me një dorë tjetër jep. Më dha familjen, po vjen edhe vajza prandaj vendosa ta bëj këtë tatuazh” shprehet Luizi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.