Në 5 ndeshje ka humbur 3, Ten Hag: Nuk jemi në krizë

Manchester United pësoi disfatë e tretë në këto pesë javë të parë të Premier League. “Djajtë e Kuq” u mposhtën në Old Trafford nga Brighton me shifrat 1-3. Megjithatë, pavarësisht se sezoni ka nisur me “këmbën e gabuar” dhe skuadra po humbet që në start terren me ekipet e para të rënditjes, sërish trajneri Erik […]

Shtator 17, 2023 - 11:43
 0
Në 5 ndeshje ka humbur 3, Ten Hag: Nuk jemi në krizë

Manchester United pësoi disfatë e tretë në këto pesë javë të parë të Premier League.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën në Old Trafford nga Brighton me shifrat 1-3.

Megjithatë, pavarësisht se sezoni ka nisur me “këmbën e gabuar” dhe skuadra po humbet që në start terren me ekipet e para të rënditjes, sërish trajneri Erik ten Hag refuzon ta quajë skuadrën në krizë.

Pas sfidës me Brighton, tekniku holandez u shpreh se tashmë është momenti që lojtarët e tij të reagojnë dhe të tregojnë nëse kanë karakterin e duhur apo jo.

“Jo, nuk jemi në krizë, por sigurisht jemi shumë të zhgënjyer. Lojtarët e United duhet të jenë shumë kërkues sepse ky klub është mësuar të fitojë.

Sigurisht që ky start i dobët më shqetëson, por futbolli është i lidhur ngushtë me karakterin dhe lojtarët duhet ta tregojnë atë në këtë moment.

Është koha të qëndrojmë të bashkuar dhe të shohim se cili lojtarë do të ngrihet mbi të tjerët për të marrë rolin e liderit. Na duhet karakter, besim dhe shumë vendosmëri”, u shpreh Ten Hag.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.