“Ne duhet ta dimë se çfarë kemi në mes të këmbëve”/ Zhaklin Lekatari habit me deklaratën e pazakontë

Ajo është një ndër blogeret e seksit më të njohura në Shqipëri, e cila ka ngritur shpesh zërin e saj për marrëdhëniet intime mes çifteve. Bëhet fjalë për Zhaklin Lekatari, e cila dallohet tashmë për opinionet e saj të drejtpërdrejta, pavarësisht se shpesh herë janë kritikuar nga opinioni i gjërë publik. Në një intevistë të […]

Maj 2, 2024 - 14:20
 0
“Ne duhet ta dimë se çfarë kemi në mes të këmbëve”/ Zhaklin Lekatari habit me deklaratën e pazakontë

Ajo është një ndër blogeret e seksit më të njohura në Shqipëri, e cila ka ngritur shpesh zërin e saj për marrëdhëniet intime mes çifteve. Bëhet fjalë për Zhaklin Lekatari, e cila dallohet tashmë për opinionet e saj të drejtpërdrejta, pavarësisht se shpesh herë janë kritikuar nga opinioni i gjërë publik.

Në një intevistë të dhënë së fundmi, Zhaklin Lekatari ka folur hapur në lidhje me faktin se shqiptarët nuk kanë shumë njohuri për funksionet biologjike në trupin tonë.

“Si bëhen fëmijët? Unë jam mëse e sigurt se një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk dinë si ta shpjegojnë se si bëhen fëmijët, nuk do dinë si ta përshkruajnë, nuk do dinë se çfarë fjalësh të përdorin, ose do kenë shpjegime shumë fëminore dhe jo të sakta. Nëse do i pyesësh njerëzit se çfarë është ovociti, çfarë është gameti, që janë funksione biologjike që ndodhin në trupit tonë, të cilat ne duhet t’i dimë, ne duhet të dimë se çfarë kemi në mes të këmbëve.

Minimumi duhet ta dimë se si ndodh ngjizja dhe si bëhet një fëmi, në mënyrë që vajzat edhe nëse martohen 20-vjeç, të jenë të përgatitura për marrëdhënien biologjike që do të kryejnë me partnerin e tyre, qoftë për këtë rolin e ri që do marrin në jetën e tyre, që do të bëhen bashkëshorte, nëna pra për ndryshmet shumë të mëdha në jetë, që ti duhet të jesh i përgatitur”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.