“Në EURO 2024 dua Gjermaninë si kundërshtar”, Armand Duka zbulon arsyen e kësaj dëshire

Për herë të dytë në histori, pas tetë vitesh, Shqipëria shkon sërish në Evropian. Sigurisht një meritë të madhe për këtë ka edhe Federata Shqipëria e Futbollit, presidenti Duka dhe stafi i tij, mbi të gjitha që besuan te Sylvinho, një trajner me një CV jo të përkryer, por që te Shqipëri bëri mrekullinë. Në […]

Nëntor 18, 2023 - 11:51
 0
“Në EURO 2024 dua Gjermaninë si kundërshtar”, Armand Duka zbulon arsyen e kësaj dëshire

Për herë të dytë në histori, pas tetë vitesh, Shqipëria shkon sërish në Evropian. Sigurisht një meritë të madhe për këtë ka edhe Federata Shqipëria e Futbollit, presidenti Duka dhe stafi i tij, mbi të gjitha që besuan te Sylvinho, një trajner me një CV jo të përkryer, por që te Shqipëri bëri mrekullinë. Në të nxehtë, pas kualifikimin, sapo zbarkoi në tokën shqiptare, Armand Duka nuk nguroi të shpreh dëshira, teksa kërkon Gjermaninë në short, për të hapur “Euro2024”:

“Në Evropian, janë të gjithë skuadra të nivelit të lartë, nga ekipi i parë tek i 24, të gjitha janë shumë të forta. Unë uroj shumë, sepse do të ishte historike për ne, që të hapim Evropianin kundër Gjermanisë”.

A ishte ky një nga udhëtimet më të bukur?
Një nga udhëtimet më të bukur. Ishte një fund i lumtur, pasi jemi shumë të kënaqur me kualifikimin. Punuam shumë dhe morëm atë që kemi merituar në fushë.

E prisnit kualifikimin sot?
Isha i bindur që do të siguronim kualifikimin sot. Prisja një fitore, por edhe barazimi na mjaftoi. Tani kemi edhe një ndeshje dhe duhet ta vlerësojmë maksimalisht, për ta mbyllur edicionin me fitore.

A është kjo Shqipëria më e fortë?
Besoj se është skuadra më e mirë, pasi janë të gjithë djem që luajnë me skuadra të mëdha. Kanë bërë një edicion shumë të mirë dhe dua t’i falënderoj për atë që kanë dhënë. Falënderoj edhe stafin e tifozët që kanë qenë fantastikë në këtë rrugëtim.

Cilën skuadër do të preferonit në grupet e Europianit?
Nuk kam preferenca për shortin, por do të preferoja që të ishim ne ata që hapim Europianin me Gjermaninë.

Duket se bluza e zezë na sjell fat…
Ngjyra jonë është e kuqja dhe do të dëshironim gjithmonë me atë, por ndonjëherë detyrohemi të luajmë edhe me bluzën e zezë. Na ka ecur mirë, pasi e kemi veshur këtë fanellë edhe në Armeni, kur siguruam kualifikimin.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.