Në Fier rikthehen kooperativat! 15 familje të komunitetit rom bashkojnë tokën dhe mjetet e prodhimit

Të bashkosh sipërfaqen e tokës, është sigurisht një përparësi që secili prej fermerëve mundet ti japë fermës së tij. Kjo ka ndodhur në Baltëz të Fierit, ku 15 familje te komunitetit rom prej 4 vitesh kanë nisur të bashkojnë sipërfaqet e tokave bujqësore dhe të krijojnë një minikoperativë në këtë zonë. Kjo iniciative ka ardhur […]

Prill 30, 2024 - 13:40
 0
Në Fier rikthehen kooperativat! 15 familje të komunitetit rom bashkojnë tokën dhe mjetet e prodhimit

Të bashkosh sipërfaqen e tokës, është sigurisht një përparësi që secili prej fermerëve mundet ti japë fermës së tij. Kjo ka ndodhur në Baltëz të Fierit, ku 15 familje te komunitetit rom prej 4 vitesh kanë nisur të bashkojnë sipërfaqet e tokave bujqësore dhe të krijojnë një minikoperativë në këtë zonë.

Kjo iniciative ka ardhur si nevojë e shumë familjeve të cilët e kishin lënë djerrë token e tyre si pasojë e emigracionit.  Ata zotërojnë sot së bashku, më shumë se 15 hektarë tokë, e cila është mbjellë kryesisht me grurë e misër.

Minikoperativa është bërë realitet,  duke e rritur prodhimin dhe rendimentin edhe falë ndihmës së donatorëve të ndryshëm si dhe ndihmën e qeverisë për naftën falas. Në këtë zonë jetojnë rreth 350 familje rome dhe për të ndalur më tej emigracionin, kooperativa po synon më tej rritjen e sipërfaqes si dhe zgjerimin e numrit të familjeve, brenda saj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.