Në hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata mban koncerte në Vlorë dhe Tiranë

Ndërsa SPAK ka nisur hetimin pasuror për Elvana Gjatën, pasi emri i saj doli në përgjimet e ‘SKY’ në grupin e Ervin Matës, këngëtarja nuk e ka prishur aspak terezinë, duke vijuar me koncertet e saj. Pas një koncerti që mbajti në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar nga bashkia e Vlorës, për […]

Nëntor 28, 2023 - 13:57
 0
Në hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata mban koncerte në Vlorë dhe Tiranë

Ndërsa SPAK ka nisur hetimin pasuror për Elvana Gjatën, pasi emri i saj doli në përgjimet e ‘SKY’ në grupin e Ervin Matës, këngëtarja nuk e ka prishur aspak terezinë, duke vijuar me koncertet e saj.

Pas një koncerti që mbajti në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar nga bashkia e Vlorës, për koncertin që do të mbahet për 28 Nëntor.

Ndërkohë që mbrëmjen e nesërme ajo do të jetë e ftuar nga bashkia e Tiranës, për koncertin që do të mbahet në kryeqytet.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka publikuar axhendën në profilin e Facebook.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.