“Në ishujt grekë s’ka mjekë dhe ilaçe”, media e njohur: Në Athinë, vetëm gjysma e ambulancave që nevojiten

Ishujt idilik të Greqisë gëlojnë nga turistët, por sistemi i tyre shëndetësor është në prag kolapsi. Humbja e jetës së një të reje shtatzënë dhe fëmijës së saj të pa lindur ishin vetëm dy nga të paktën nëntë vdekjet e mundshme të parandalueshme në Greqi këtë verë, për shkak të mungesës kronike të ambulancave dhe […]

Gusht 15, 2023 - 13:09
 0
“Në ishujt grekë s’ka mjekë dhe ilaçe”, media e njohur: Në Athinë, vetëm gjysma e ambulancave që nevojiten

Ishujt idilik të Greqisë gëlojnë nga turistët, por sistemi i tyre shëndetësor është në prag kolapsi.

Humbja e jetës së një të reje shtatzënë dhe fëmijës së saj të pa lindur ishin vetëm dy nga të paktën nëntë vdekjet e mundshme të parandalueshme në Greqi këtë verë, për shkak të mungesës kronike të ambulancave dhe personelit të kujdesit shëndetësor, edhe përpara se vendi të niste përballjen me zjarret e furishme, shkruan Politico.

Në disa spitale në ishuj, thuhet në artikull, nuk ka mjaftueshëm mjekë të përhershëm dhe përgjithësisht, mbulimi i nevojave bëhet në periudhë afatshkurtër me mjekë nga kontinenti, të joshur prej stimujve financiarë. Shërbimet e ambulancave janë në gjendje edhe më të keqe: Në Cyclades e Dodekadez, ka vetëm një ambulancë që është në dispozicion 24 orë në ditë.

Dhe ky problem nuk vihet re vetëm në ishuj: edhe në Athinë, nënvizohet me tej, funksionojnë rreth 50 autoambulanca, në vend të 85 deri në 90 që nevojiten.

“Ne duhet ta rishikojmë këtë shërbim nga e para sepse në mbarë vendin, ka boshllëqe të mëdha”, pohoi për POLITICO Giorgos Mathiopoulos, president i shërbimit të ambulancave greke (EKAV).

Në qershor, një grua 63-vjeçare vdiq në ishullin e Kosit, në pjesën e pasme të një kamioni, teksa po transferohej në këtë mënyrë në spitalin lokal pas një rrëzimi, sepse ambulance e vetme e ishullit ishte e zënë me një tjetër urgjencë.

Kos, një ishull me 40,000 banorë të përhershëm, i cili pret më shumë se 1 milion turistë gjatë verës, ka tre ambulanca të reja, por mund të operojë vetëm një, pasi ka vetëm 10 mjekë ndihmës, dy prej të cilëve do të dalin në pension vitin e ardhshëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.