Në kërkim kombëtar për vjedhje me dhunë, merr fund arratia për 35-vjeçarin në Sarandë

Sarandë-Kapet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Finiq dhe vihet në pranga një i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për vjedhje me

Prill 13, 2024 - 14:00
 0
Në kërkim kombëtar për vjedhje me dhunë, merr fund arratia për 35-vjeçarin në Sarandë

Sarandë-Kapet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Finiq dhe vihet në pranga një i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për vjedhje me dhunë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ato të Stacionit të Policisë Finiq, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Jetmir Gërbi, 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Sarandë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në vitin 2020, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, të vënë në pranga më parë nga Policia, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë në banesën e një shtetasi, në fshatin Malçan, një shumë parash dhe një armë gjahu./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.