Në kërkim për dr*gë, merr fund arratia për 30-vjeçarin në Vlorë

Vlorë-Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Si rezultat

Prill 11, 2024 - 09:25
 0
Në kërkim për dr*gë, merr fund arratia për 30-vjeçarin në Vlorë

Vlorë-Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.

Vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bënë të mundur lokalizimi në lagjen “Hajro Çakërri”, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim E. R., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vijon

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.