Në kërkim për trafikim droge, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar sot në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin Uliks

Mars 21, 2024 - 14:45
 0
Në kërkim për trafikim droge, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar sot në Elbasan.

Bëhet fjalë për shtetasin Uliks Pajenga, 51 vjeç, banues në Elbasan. 51-vjeçar rezulton i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.