Në kërkim prej dy vitesh, arrestohet 33-vjeçari në Sharrë

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, pasi është lokalizuar në zonën e Sharrës. Roland Lamuça rezulton i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve. “U lokalizua në Sharrë, u kap dhe vu në pranga shtetasi Roland Lamuça, 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata […]

Janar 16, 2024 - 11:27
 0
Në kërkim prej dy vitesh, arrestohet 33-vjeçari në Sharrë

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, pasi është lokalizuar në zonën e Sharrës.

Roland Lamuça rezulton i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

U lokalizua në Sharrë, u kap dhe vu në pranga shtetasi Roland Lamuça, 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e Policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.