Në kërkim të pengjeve, SHBA rifillon fluturimet me dron mbi Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rinisën këtë të enjte fluturimet me dron mbi Gaza në mbështetje të përpjekjeve të Izraelit për gjetjen e

Dhjetor 7, 2023 - 18:50
 0
Në kërkim të pengjeve, SHBA rifillon fluturimet me dron mbi Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rinisën këtë të enjte fluturimet me dron mbi Gaza në mbështetje të përpjekjeve të Izraelit për gjetjen e pengjeve. Lajmi bëhet i ditur zëdhënësja e Pentagonit, Lisa Laërence në një deklaratë për mediat.

 

 “Në mbështetje të përpjekjeve për rikuperimin e pengjeve, SHBA-ja ka rifilluar fluturimet e paarmatosura të UAV-ve mbi Gaza dhe ne vazhdojmë të ofrojmë këshilla dhe ndihmë për të mbështetur partnerin tonë izraelit ndërsa ata punojnë për rikuperimin e pengjeve”, tha zëdhënësja e Pentagonit.

 

Izraeli dhe SHBA-ja nisën vëzhgimin me dronë mbi Gaza për javë të tëra përpara armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit.

Po ashtu, qeveria britanike njoftoi të shtunën se do të fillojë gjithashtu të kryejë fluturime vëzhgimi mbi Mesdheun lindor dhe Gaza për të ndihmuar në gjetjen e pengjeve, mes të cilëve edhe shtetas britanikë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.