Në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia” është arrestuar në flagrancë 37-vjeçari Aurel Lazaj, i cili mbante armë pa leje. Uniformat blu kanë ndërhyrë në një lokal në rrugën “Him Kolli” në Tiranë ku ai po qëndronte dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale, […]

Nëntor 17, 2023 - 09:58
 0
Në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia” është arrestuar në flagrancë 37-vjeçari Aurel Lazaj, i cili mbante armë pa leje.

Uniformat blu kanë ndërhyrë në një lokal në rrugën “Him Kolli” në Tiranë ku ai po qëndronte dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, 37-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.