Në makinë për gjah bashkë me 4 të tjerë, 41-vjeçarit i shpëton një plumb…

5 persona ishin nisur me makinë për gjah, kur në rrethana të paqarta një prej tyre u vetëplagos aksidentalisht me çifte. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Gjinaj të Kukësit, një ditë më parë. Në një njoftim për mediat, policia thotë se i plagosur mbeti një 41-vjeçar, i cili u dërgua për për mjekim të […]

Janar 10, 2024 - 11:27
 0
Në makinë për gjah bashkë me 4 të tjerë, 41-vjeçarit i shpëton një plumb…

5 persona ishin nisur me makinë për gjah, kur në rrethana të paqarta një prej tyre u vetëplagos aksidentalisht me çifte. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Gjinaj të Kukësit, një ditë më parë.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se i plagosur mbeti një 41-vjeçar, i cili u dërgua për për mjekim të specializuar në QSUT në Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndaj tij, autoritetet nisën një procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 41 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”. Ky shtetas, më datë 09.01.2024, në fshatin Gjinaj, dyshohet se nga pakujdesia është vetëplagosur me armë gjahu çifte, që e kishte me leje, brenda automjetit të tij, me të cilin kishte dalë për gjah, bashkë me 4 shtetas të tjerë. Shtetasi R. M. është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit R. M., 2 armë gjahu çifte me leje dhe fishekë për këtë lloj arme.  ijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, tha policia në një njoftim për mediat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.