Në mes të qytetit me xhepat plot me drogë për shitje, arrestohet shqiptari në Itali

Një 26-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi u kap me hashash dhe kokainë gati për shitje. Arrestimi i të riut u bë në

Janar 5, 2024 - 09:53
 0
Në mes të qytetit me xhepat plot me drogë për shitje, arrestohet shqiptari në Itali

Një 26-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi u kap me hashash dhe kokainë gati për shitje.

Arrestimi i të riut u bë në qendër të Montevarchi, ku sipas mediave italiane, ajo që u ra në sy policëve ishte qëndrimi i tij i dyshimtë, duke tentuar edhe të ndërronte rrugë për të shmangur kontrollet.

Pas dyshimeve që kishin, policia e ndaloi të riu dhe ushtroi kontroll, ku rezultoi se ai kishte lëndë narkotike të ndara në qese gati për tregtim.

Pas kësaj, ata ushtruar kontroll edhe në banesën e 26-vjeçarit, ku arritën të gjenin dhe sekuestronin edhe aty lëndë narkotike të llojit hashash dhe kokainë.

Lënda narkotike u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.