Në mesditë rriten temperaturat, në relievet malore priten ngrica të forta, parashikimi i motit për sot

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët si dhe rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës. Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta ndërsa […]

Janar 24, 2024 - 08:32
 0
Në mesditë rriten temperaturat, në relievet malore priten ngrica të forta, parashikimi i motit për sot

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës.

Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta ndërsa në zonat luginore edhe shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zona malore -12 deri 4°C, në zona e ulëta -7 deri 17°C dhe në zona bregdetare -1 deri 16°C.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.