“Në moshën 23-vjeçare, Radojiçiç vrau 3 shqiptarë në Gjakovë”/ Nazarko: E çuditshme sesi Kosova nuk e procedoi për krime lufte

Analisti Mentor Nazarko thotë se ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, sipas një pohimi nga një bashkëkombas i tij, në moshën 23-vjeçare ka vrarë 3 shqiptarë në Gjakovë. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazrko u shpreh se është i çuditshëm fakti sesi Kosova nuk e ka proceduar më përpara penalisht atë për [...]Read More...

Tetor 3, 2023 - 21:30
 0
“Në moshën 23-vjeçare, Radojiçiç vrau 3 shqiptarë në Gjakovë”/ Nazarko: E çuditshme sesi Kosova nuk e procedoi për krime lufte

Analisti Mentor Nazarko thotë se ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, sipas një pohimi nga një bashkëkombas i tij, në moshën 23-vjeçare ka vrarë 3 shqiptarë në Gjakovë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazrko u shpreh se është i çuditshëm fakti sesi Kosova nuk e ka proceduar më përpara penalisht atë për krime lufte.

Sipas Nazarkos, ky tregues i qartë që përdorimi i kartës së sovraniste nuk është realiste në një shtet që ka dështuar në ndjekjen e krimeve të luftës nga Radojiçiçi.

“Radojiçiçi, siç u pohua nga një bashkëkohës i tij nga Gjakova, është dikush që në moshën 23 vjeç ka vrarë në Gjakovë 3 shqiptarë, është e çuditshme sesi Kosova nuk e ka proceduar më përpara penalisht atë për krime lufte. Dhe po ashtu, edhe vila e madhe për të cilën flitet, është një vilë që është ndërtuar më së shumti pas 2019, dhe autoritetet e Kosovës nuk kanë reaguar për t’ia ndaluar ndërtimin. Është tregues i qartë që përdorimi i kartës sovraniste nuk është realiste në një shtet që ka dështuar në ndjekjen e krimeve të luftës nga Radojiçiçi, qoftë edhe me dëshmitarë okularë, qoftë edhe në ato parregullsi që ka bërë, në të cilat i ngjan gjithmonë e më shumë një figure si Progozhini, ai ka shumë elementë të ngjashëm me Prigozhinin”, theksoi ai./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.