“Në njoftimin e vdekjes së vëllait nuk iu vendos emri”, detaje për atentatin në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në dritë që lidhen me shkakun e atentatit ndaj Selami Brahimit në qytetin e Shkodrës, ku ky i fundit mbeti i plagosur. Autori i dyshuar i këtij atentati me armë zjari, 68-vjeçari Sulejman Kapllani është xhaxhi i bashkëshortes së objektivit, Selami Brahimit. Sipas të njëjtave burime, konfliktet mes familjeve kanë […]

Shkurt 12, 2024 - 13:46
 0
“Në njoftimin e vdekjes së vëllait nuk iu vendos emri”, detaje për atentatin në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në dritë që lidhen me shkakun e atentatit ndaj Selami Brahimit në qytetin e Shkodrës, ku ky i fundit mbeti i plagosur.

Autori i dyshuar i këtij atentati me armë zjari, 68-vjeçari Sulejman Kapllani është xhaxhi i bashkëshortes së objektivit, Selami Brahimit.

Sipas të njëjtave burime, konfliktet mes familjeve kanë nisur që në vitin 2013, ku vjehrri i Selami Brahimit i ka shkëputur marrëdhëniet me të vëllanë.

“Mësohet që autori i dyshuar, Sulejman Kapllani ka qenë xhaxhai i bashkëshortes së tij dhe kanë pasur konflikte familjare që kanë nisur që në vitin 2013, kur vjehrri i Selami Brahimit i ka shkëputur marrëdhëniet me të vëllanë duke mos folur për të paktën 11 vite. Nga të dhëna akoma të pakonfirmuara, mësohet se kanë qenë 3 vëllezër në familjen Kapllani dhe njëri prej tyre, as vjehrri i personit që u sulmua me armë zjarri, por as vetë autori i kësaj ngjarje, por vëllai tjetër ka qenë shkak i një ngjarje të rëndë në Itali ku ka qëlluar 2 shtetas dhe është arrestuar në Itali. Kjo si duket, ka nxehur gjakrat mes vëllezërve, duke ndërprerë kontaktet të tre prej tyre me njëri-tjetrin. Kjo histori ka zgjatur prej vitesh deri kur vjehrri i Selami Brahimit ka ndërruar jetë. Në momenti që është njoftuar vdekja e të vëllait nuk është vendosur që është vëllai i autorit të kësaj ngjarje, është ndjerë i fyer dhe mes duket e ka mbajtur inatin duke çuar në një ngjarje të tillë, atentat i pastër”, raporton Emi Kalaja.

Sipas asaj që raporton korrespondentja, konflikti është përshkallëzuar pasi në momentin që vëllai i Sulejman Kapllanit dhe njëherësh vjehrri i Selami Brahimit, ka ndërruar jetë, në njoftimin e vdekjes së këtij të fundit nuk është vendosur fakti që ai ishte vëllai i të ndjerit.

Kjo ka bërë që Sulejman Kapllani të ndihej i fyer duke krijuar në këtë mënyrë konflikt me familjarët e tjerë, por kryesisht me mbesën e tij dhe dhëndrin e kësaj shtëpie, të plagosurin Selami Brahimin.

“Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë fakti që Musa Kapllani, vëllai i Sulejman Kapllanit ka ndërruar jetë dhe tek njoftimi i vdekjes nuk është shkruar se ai ishte vëllai i autorit të këtij atentati. Sulejman Kapllani nuk e ka kapërcyer këtë fakt, është ndjerë i fyer që nuk është konsideruar që të vendoset emri i tij si vëlla i të ndjerit dhe ka krijuar konflikt me familjarët e tjerë, kryesisht me mbesën e tij, por edhe dhëndrin e kësaj shtëpie, i cili është i plagosur Selami Brahimi”, raporton Kalaja.

Kapllani sipas dinamikës së ngjarjes, është kthyer nga Italia ka marrë një mjet me qira, ka kryer atentatin në Shkodër më 8 Shkurt dhe është larguar nga pika doganore e Hanit të Hotit për të mbërritur në Berlin, ku dhe u arrestua 2 ditë pas ngjarjes. Hetimet e kryera deri më tani gjithashtu ndihmuan në gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur, një kallashnikov dhe mjetit me të cilin 68-vjeçari u largua.

Selami Brahimi u qëllua me armë në momentin që ishte duke u futur në makinën e tij Citroen, që ishte e parkuar. 60-vjeçari ka hyrë me shpejtësi brenda mjetit, por nuk i shpëtoi plumbave që e lanë të plagosur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.