Në Suedi, nis mbledhja e fondeve për të ndihmuar fëmijët e Liridona Ademajt

Vrasja e Liridona Ademajt ka shkaktuar jo pak reagime jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Suedi, vendin ku 30-vjeçarja jetonte

Dhjetor 4, 2023 - 08:32
 0
Në Suedi, nis mbledhja e fondeve për të ndihmuar fëmijët e Liridona Ademajt

Vrasja e Liridona Ademajt ka shkaktuar jo pak reagime jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Suedi, vendin ku 30-vjeçarja jetonte dhe punonte.

 

Naim Muserli, bashkëshorti i saj akuzohet se pagoi dy persona për 30 mijë euro për vrasjen e gruas. Ai u la në paraburgim për 30 ditë, ndonëse i mohoi akuzat duke thënë se ishte edhe vetë i rrezikuar dhe kërkoi një dënim më të butë.

 

Në nder të saj, lokali ku Liridona punonte ditën e dielë u hap për të shërbyer kafe për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin.

 

Lajmi u bë publik në faqen zyratre të Lejas Cafe. Në këtë postim, komentet kanë qenë të shumta, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjarët dhe kanë shprehur keqardhje për ikjen e parakohshme të Liridonës.

 

Po ashtu, ka pasur nga ata që kanë pyetur nëse do të ketë mbledhje fondesh për familjen dhe fëmijët e Liridonës dhe faqja e Lejas Cafe e pohon një gjë të tillë.

 

A ka ndonjë lloj mbledhje fondesh për familjen dhe fëmijët e saj?”, shkruan një komentues.

 

Po për ata që duan të kontribuojnë, mund ta bëni këtë duke dërguar shumën e dëshiruar në Lejas sëish. Në kutinë e mesazheve shkruani Lilly. Këto pastaj do t’i nxjerrim dhe do t’i dërgojmë te familja e saj në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Lejas Cafe.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.