Në udhëtim…

Nga Ornela Çuçi Po çfarë udhëtimi!!! U nisa një ditë më herët… o Zot, ku e ke mendjen Ornela?! Ditën e duhur, të nesërmen, nuk me doli gjumi në kohë. 7 min nga krevati tek makina. U desh te hyja e të dilja në 4 parkime, mezi sa gjeta një vend tek i pesti. E arrita […]

Dhjetor 2, 2023 - 11:59
 0
Në udhëtim…

Nga Ornela Çuçi

Po çfarë udhëtimi!!!
U nisa një ditë më herët… o Zot, ku e ke mendjen Ornela?!
Ditën e duhur, të nesërmen, nuk me doli gjumi në kohë. 7 min nga krevati tek makina.
U desh te hyja e të dilja në 4 parkime, mezi sa gjeta një vend tek i pesti.

E arrita Check in, por avioni ishte me 40 min vonesë. Ndërkohë avioni pati shumë veshtirësi në ulje… u ul pas 3 përpjekjesh shoqëruar me panikun e pasagjerëve.
Tranziti im i parë ishte 1 orë e 20 min. Oh, çfarë vrapi!!!!
Në krahun tim një zotëri që mesa duket ka ardhë direkt prej pune… aroma e punës së rëndë ka pushtuar gjithë kabinën….
Ende as nuk e di si do të përfundojë ky udhëtim, por:
Hey Ornela!!!!
Një tjetër vend për tu vizituar, një tjetër botë, një tjetër kulturë për tu zbuluar.
Faleminderit Zot!

Udhëtimet për mua janë çlirim nga zakonet e këqija të përditshmërisë:
1. Nuk shikoj TV (aspak)
2. Telefonin e përdor vetëm si aparat telefonik (dhe pak, por shumë pak si telefon)
3. Vërdallosja në të panjohurën më jep kaq shumë adrenalinë, sa bëj 20-30 mije hapa në ditë pa i kuptuar fare, edhe as më shkon mendja tek ushqimi.
4. Harroj që në jetën time të përditshme janë kaq shumë njerëz që dua t’i bëj të huaj dhe përqëndrohem tek atitudet e të huajve që as i njoh e as dua t’i njoh.
5. Shkuaj, ja kështu si tani, në bllok, në fletët bosh të librit që po lexoj rrugës, në fletëpalosjet që marr në vendet që vizitoj.
Ia dua fort aromën fletëve të shkruara. Mbajnë erën e kujtimeve të mia, atyre që më bëjnë ta dua kaq shumë lirinë e për të cilën vazhdoj ende të luftoj me veten, me krenarinë, me mirëqënien me çdo kusht, me sistemin…

P.S. Foton e bëra në momentet e panikut në avion. Edhe në ditët e lirisë, edhe në ato të dashurisë, edhe në ato të gëzimit të pafre, edhe në ato të frikës për jetën… gjithkujt i duhet një dorë ta shtrëngojë.
Ky shtrëngim duarsh mu fokusua në mendje gjatë gjithë panikut në avion.
As e kuptova kur mbaroi stuhia…

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.