Në vend që t’i rrinë mu**t përsipër, dalin e bëjnë dhe shfaqje e kuturbojnë dynjanë

Nga Çapajev Gjokutaj Në vënd që t’i rrinë mu*it përsipër, dalin e bëjnë dhe shfaqje e kuturbojnë dynjanë, shfryu Lilua ndërkohë që televizori rijepte pamje nga ceremonia e martesës së dy grave. Pse e sheh si shfaqje, ato celebrojnë martesën, ndërhyra unë. Lilua po me atë nervozitet tha se ishte shfaqje e shkuar shfaqjes, thiatro […]

Maj 24, 2024 - 11:50
 0
Në vend që t’i rrinë mu**t përsipër, dalin e bëjnë dhe shfaqje e kuturbojnë dynjanë

Nga Çapajev Gjokutaj

Në vënd që t’i rrinë mu*it përsipër, dalin e bëjnë dhe shfaqje e kuturbojnë dynjanë, shfryu Lilua ndërkohë që televizori rijepte pamje nga ceremonia e martesës së dy grave.

Pse e sheh si shfaqje, ato celebrojnë martesën, ndërhyra unë. Lilua po me atë nervozitet tha se ishte shfaqje e shkuar shfaqjes, thiatro safi.

Dhe për të mbështetur qendrimin e vet na kujtoi se dy gratë kishin mbi dhjetë vjet që bashkëjetonin, prej tre vjetësh njera kishte lindur dy fëmijë që po i rrisnin bashkë, të dyja ishin aktiviste të lëvizjes LGTB dhe martesa mund të ishte pjesë e ndonjë projekti që e paguante ndonjë donator i huaj.

Se këta ndërkombtarët vdesin për të mbështetur homoseksualët, sikur të mos kishte një mijë e një halle e njëmijë e dy kauza.

Si të gjitha ceremonitë edhe shfaqje mund të jetë apo, më saktë, edhe elementë shfaqjeje mund të ketë, ndërhyri Qaniu, po sido që të jetë, jepu hakun: qëllimin e tyre e arritën.

Ç’qëllim paskishin veç të bënin skandal e të dilnin të televizor, vazhdoi kontrapedalin Lilua. Qaniu qendroi në të vetat. Komuniteti i homoseksulëve, mendonte ai, ekziston realisht. Nuk e dimë sa janë po e dimë që janë njerëz dhe që ndeshen me përçmim e diskriminim jo të vogël.

Gratë që u martuan jo vetëm që me veprimin e tyre i thanë publikut ‘komuniteti ynë është këtu, mes jush’, por edhe ngjallën një reagim. Në çaste të tilla opinioni publik ndërgjegjësohet sidokudo për pakicat, për hallet që kanë, për të drejtat që synojnë etj.etj.

Ramë thuajse në një mend se martesa e dy grave kishte ngarkesë të dukshme marrdhëniesh me publikun dhe disa nga objektivat që përmendte Qaniu i kishte arritur. Vërtet kishte sjellë plot reagime kundra, po njëkohësisht kishte bërë më të zëshme qendrimet pro.

Për një gjë s’më mbushet mëndja, ndërhyri Ilmiu. Fjalën e kam për fëmijët. Këta të rriturit mund të bashkëjetojnë e po deshën edhe të martohen, po fëmijët i pret një jetë e vështirë.

Nuk e kam fjalën për jetën brenda familjes, se dy gra mund t’u krijojnë atmosferë e kushte shumë më të mira, po për jetën në shkollë e në shoqëri me fëmijë të tjerë. Bullizmi në këtë moshë është vrastar.

Të drejtë ke, i tha Naqja. Po nuk janë e vetmja kategori fëmijësh që rrezikon të bullizohet. Sa më shpejt të ndërgjegjësohet shoqëria se këto komunitete ekzistojnë dhe duhet të kenë të drejtat e tyre, aq më e lehtë do bëhet edhe jeta e fëmijve që ata rrisin.

U shkritë me muhabete seksi, pleq lapërdharë, kukurisi që nga banaku kamarjerja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.