“Në vend të Xhaçkës do të emërohej Spiropali”, Berisha nis me teoritë: Dalja e një videoje i prishi planet

“Përpjekje për të larë pak fytyrën, por që e nxinë akoma më shumë.” Kështu i ka cilësuar kreu i Rithemelimit Sali Berisha, ndryshimet e bëra së fundmi në qeverinë Rama. Berisha, deklaratat i bëri pas mbajtjes së seancës së sotme plenare gjatë së cilës u votuan dekretet e Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin dhe emërimin […]

Shtator 11, 2023 - 15:00
 0
“Në vend të Xhaçkës do të emërohej Spiropali”, Berisha nis me teoritë: Dalja e një videoje i prishi planet

“Përpjekje për të larë pak fytyrën, por që e nxinë akoma më shumë.” Kështu i ka cilësuar kreu i Rithemelimit Sali Berisha, ndryshimet e bëra së fundmi në qeverinë Rama.

Berisha, deklaratat i bëri pas mbajtjes së seancës së sotme plenare gjatë së cilës u votuan dekretet e Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj.

Sipas kreut të Rithemelimit, të gjitha ndryshimet e qeverisë “kishin diktat vetëm krimin”.

Ndërsa, tek komentonte ndryshimet në kabinetin Rama, Berisha foli për ekzistencën e një videoje, që sipas tij, u bë shkak që Elisa Spiropali të mos emërohej ministre e Jashtme.

Berisha thotë se në videon që thuhet se po qarkullon, ministrja e Shtetit për Parlamentin, shihet teksa bën një mbledhje me anëtarë të bandave të Shkodrës.

“…Largohet Xhacka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelje të Kushtetutës, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë. Nuk la pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj. Po zëvendësohet me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij, pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. I kishte bërë Spiropali përgatitjet. Një video që doli në rastet e fundit, në të cilën ajo bënte mbledhje me Bajrët dhe Pëllumb Gjokën, në një hotel afër qendrës. Kjo detyroi, thonë, Ramën që ta anulojë emërimin e saj,” tha Berisha.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.