Nedim Bajrami: Ndihemi keq që humbëm. Luaj ku do trajneri, shënoj në Europian

Nedim Bajrami nuk e ka problem rolin në fushë, duke treguar se luan ku do trajneri. Për Supersport fantazisti foli pas humbjes 1-0 të Kombëtares në Suedi. Për të ndeshja e sotme ishte e mirë. “Me Kilin e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por u ndëshkuam dy herë në fund, gjë […]

Mars 25, 2024 - 22:35
 0
Nedim Bajrami: Ndihemi keq që humbëm. Luaj ku do trajneri, shënoj në Europian

Nedim Bajrami nuk e ka problem rolin në fushë, duke treguar se luan ku do trajneri. Për Supersport fantazisti foli pas humbjes 1-0 të Kombëtares në Suedi. Për të ndeshja e sotme ishte e mirë.

“Me Kilin e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por u ndëshkuam dy herë në fund, gjë që nuk duhej të ndodhte. Edhe sot bëmë mirë, por u mposhtëm. Kishim më shumë raste dhe na vjen keq që humbëm.

Kështu është futbolli, por shpresoj që të shënojmë në Europian.

Unë mund të luaj kudo ku ka nevojë trajneri. Më pëlqen më shumë të luaj si mesfushor pas sulmuesve, pra numër 10, por nëse Sylvinho do që të spostohem në krah, nuk ka problem për mua.

Kemi kohë edhe tre muaj për Europianin dhe duhet të japim maksimumin nëpër klubet tona, për t’u rikthyer gati dhe në formën më të mirë”, tha lojtari i Sassuolos për Supersport./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.