Nën akuzë për grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në burg Erzen Breçanin dhe tre të tjerët

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i takon masës së sigurisë ndaj Dedan Gjonit Besmir Muratit, Bujar Ajetit dhe Erzen Breçanit të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg. Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të […]

Janar 4, 2024 - 10:09
 0
Nën akuzë për grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në burg Erzen Breçanin dhe tre të tjerët

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i takon masës së sigurisë ndaj Dedan Gjonit Besmir Muratit, Bujar Ajetit dhe Erzen Breçanit të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg.

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO.

Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

Ndërsa arrest shtëpie u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Ndërkohë në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, pjesë e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës.

Ndërkohe SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anetaret e grupit kriminal dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim Besmir Murati, Bujar Ajeti, Dedan Gjoni dhe Erzen Brecani me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate;

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.