Nëna 42-vjeçare e futi në qese dhe e hodhi, gjendet trupi i foshnjës së porsalindur në lumin e Tapizës

Autoritetet kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna e vetë ditën e sotme. Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës. Kujtojmë se 42-vjeçarja ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës, […]

Mars 18, 2024 - 21:25
 0
Nëna 42-vjeçare e futi në qese dhe e hodhi, gjendet trupi i foshnjës së porsalindur në lumin e Tapizës

Autoritetet kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna e vetë ditën e sotme.

Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.

Kujtojmë se 42-vjeçarja ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës, duke gjetur vdekjen. Policia sqaroi se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë.

42 vjeçarja është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi sot (18 mars), ku 42-vjeçarja Leta Koçi akuzohet për “vrasje të foshnjes”.

42-vjeçarja, sipas policisë rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjën në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

DESHMIA E 42-VJEÇARES 

Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se ‘pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës’.

Ajo ka deklaruar se ka menduar se foshnja ‘ka lindur e vdekur’ dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lume./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.