Nëna dhe fëmijët dyshohet se u vetëmbytën në lumë, Forcat e Armatosura u bashkohen kërkimeve për gjetjen e trupave

Efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar

Maj 6, 2024 - 12:50
 0
Nëna dhe fëmijët dyshohet se u vetëmbytën në lumë, Forcat e Armatosura u bashkohen kërkimeve për gjetjen e trupave

Efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, njësia administrative Dajç, Shkodër.

Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme.

Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjeçe dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshimet janë se Alma Arrazi u vetëmbyt në lumë disa ditë më parë bashkë me fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.

Fillimisht, u raportua se ndaj 9 vjeçares ishte ushtruar dhunë, por policia njoftoi më pas se eksperti mjeko- ligjor nuk konstatoi nje gje te tille. Motra e Almës  ka akuzuar bashkëshortin e saj, Ergys Arrazin se ushtronte dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31 vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39 vjeçare, Alma Bushati Arrazi, dhe femijet e mitur. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.