Nëna e Kryemadhit 6 orë në SPAK, Artan Hoxha: Ishte shumë e kthjellët! U thirr për t’u pyetur për…

Artan Hoxha dhe Glidona Daci kanë komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, paraqitjen në SPAK të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e cila u pyet për gjashtë orë. Glidona Daci: Ka qenë për njërën nga hetimet më të bujshme, ka dhënë shpjegime për të gjithë transaksionet. Për çështjen Meta-Kryemadhi, ka tre hetime.n Është […]

Prill 12, 2024 - 09:30
 0
Nëna e Kryemadhit 6 orë në SPAK, Artan Hoxha: Ishte shumë e kthjellët! U thirr për t’u pyetur për…

Artan Hoxha dhe Glidona Daci kanë komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, paraqitjen në SPAK të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e cila u pyet për gjashtë orë.

Glidona Daci: Ka qenë për njërën nga hetimet më të bujshme, ka dhënë shpjegime për të gjithë transaksionet. Për çështjen Meta-Kryemadhi, ka tre hetime.n Është gjetur një celular në shtëpinë e nënës së Kryemadhit.

Artan Hoxha: BKH shkon në shtëpinë e Fatime Kryemadhit dhe merr një celular. SPAK e ka marrë, zonja Kryemadhi ka vajtur deri në gjykatën e lartë dhe kërkesa e saj është rrëzuar. Ky aparat vijon të jetë në dispozicion të hetimeve të SPAK. Në dosjen për hetimin pasuror, rezulton që shpenzimet për shkollën e fëmijëve, një ndërhyrje kirurgjikale dhe disa shpenzime të tjera, këto shpenzime janë bërë me të ardhura që janë përfituar nga zhvillimi i pronës së zonjës Fatime dhe bashkëshortit. Ajo tha kam patur pronën e burrit, kam ndërtuar pallatin dhe paratë i kam për fëmijët. Ra në sy fakti që pas gjashtë orësh, ishte shumë e ftohtë dhe e përgatitur. Ishte e kthjellët, u përpoq të çonte një mesazh. Tha se në celular nuk janë gjetur as biseda për tendera, 5D, etj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.