Nënshkruhet deklarata/ Zelensky në tryezë me Ramën: Shqipëria, mbështetje për integrimin e Ukrainës në NATO

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku falenderon Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës. Ai bën të ditur gjithashtu se bashkë me kryeministrin Rama nënshkruan […]

Shtator 20, 2023 - 18:15
 0
Nënshkruhet deklarata/ Zelensky në tryezë me Ramën: Shqipëria, mbështetje për integrimin e Ukrainës në NATO

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku falenderon Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës.

Ai bën të ditur gjithashtu se bashkë me kryeministrin Rama nënshkruan një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës së NATO.

“U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, është shprehur Zelensky.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.