Nëse fiton Rusia në Gjermani priten miliona refugjatë lufte
Skenari tingëllon dramatik: “Në rast se Vladimir Putin ia del mbanë dhe Ukraina e humb luftën, atëherë kjo mund të kthejë në refugjatë edhe rreth 10 milionë
Skenari tingëllon dramatik: “Në rast se Vladimir Putin ia del mbanë dhe Ukraina e humb luftën, atëherë kjo mund të kthejë në refugjatë edhe rreth 10 milionë vetë”, thotë në bisedë me Deutsche Wellen eksperti gjerman për migracionin, Gerald Knaus.
Aktualisht Rusia po njofton përditë për marrje territoresh. Të dyja palët po luftojnë aktualisht duke përdorur masivisht raketa dhe dronë. E qartë është që Rusia është në avantazh luftarak, është e armatosur më mirë dhe po e quan tani luftën si të tillë dhe jo më “operacion special ushtarak”. Në të njëjtën kohë mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën po lëkundet.
“Nëse tani qytete të mëdha si Kharkovi dhe të tjerë shkatërrohen, nëse rritet numri i viktimave, dhe ulen shpresat, atëherë me gjasë do të përjetojmë lëvizjen më të madhe botërore të refugjatëve që nga viti 1945”, paralajmëron eksperti për migracionin, Gerald Knaus. Një skenar ky që relativizohet nga eksperti socialdemokrat për çështjet e brendshme, Helge Lindh (SPD). “Unë nuk pres shifra të tilla të jashtëzakonshme, si ato që thuhen. Por është e mundur një rritje tjetër e shifrave, në rast të dramatizimit të mëtejshëm të situatës së luftës. Por nuk kemi arsye, që të themi, se tani kërcënon një valë e jashtëzakonshme refugjatësh.”
albanianlive
AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.