“Nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë”, Trump kërcënon pas luftës me drejtësinë

Ish-presidenti Donald Trump mund të inditimidojë dëshmitarët duke zbuluar informacionin e klasifikuar që ka marrë nga qeveria, sipas një deklaratë të prokurorëve. Në një postim në  rrjetin e tij social “Truth Social” ai tha se nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë të qetë. Tri ditë më parë ai u deklarua i […]

Gusht 6, 2023 - 15:00
 0
“Nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë”, Trump kërcënon pas luftës me drejtësinë

Ish-presidenti Donald Trump mund të inditimidojë dëshmitarët duke zbuluar informacionin e klasifikuar që ka marrë nga qeveria, sipas një deklaratë të prokurorëve. Në një postim në  rrjetin e tij social “Truth Social” ai tha se nëse nuk më lini të qetë, as unë nuk do t’ju lë të qetë.

Tri ditë më parë ai u deklarua i pafajshëm për akuzat se kishte orkestruar një komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Joe Biden.

Në daljen e tij në gjykatën federale në Uashington, zyra e Prokurorit Special Jack Smith tha se ish-presidenti mund të zbulonte publikisht materiale të klasifikuara, të tilla si transkriptet e jurisë së madhe, që ai ka marrë nga prokurorët.

Si pjesë e procesit, prokurorëve u kërkohet t’u japin të pandehurve provat kundër tyre në mënyrë që ata të përgatiten për mbrojtjen e tyre.

Prokurorët theksuan se ishte veçanërisht e rëndësishme të kufizohej publikimi i këtij materiali, duke pasur parasysh deklaratat e Trump në mediat sociale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.